Rënia dramatike e një agjenti të FBI”/ Le Monde: McGonigal e rrëzoi lakmia!

0
Charles McGonigal, former special agent in charge of the FBI's counterintelligence division in New York, leaves court, Monday, Jan. 23, 2023, in New York. The former high-ranking FBI counterintelligence official has been indicted on charges he helped a Russian oligarch, in violation of U.S. sanctions. (AP Photo/John Minchillo)

Mediat ndërkombëtare vijojnë ti kushtojnë rëndësi skandalit të ish-agjentit të FBI Charles McGonigal, i cili akuzohet për bashkëpunimin me një oligark rus.

Lakmia e Charles McGonigal ishte edhe rënia e tij. Kështu e nis artikullin e saj e përditshmja franceze ‘Le Monde’, lidhur me skandalin që ka përfshirë ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

‘Le Monde’ shkruan se si një zyrtar i lartë i FBI, theu sanksionet e SHBA dhe bashkëpunoi me një miliarder rus.

“Niveli i informacionit sensitiv në të cilin kishte akses McGonigal dhe dyshimet mbi të në dy hetime të veçanta i ka dhënë rrugëtimit të tij drejt kësaj situate një dimension të jashtëzakonshëm”, shkruhet në artikull.

Gazeta ka cituar edhe zëvendësdrejtorin e zyrës së FBI-së në Nju Jork, Michael Driscoll,i cili ka folur si Oligarkët rusë si Oleg Deripaska kryejnë ndikim malinj global në emër të Kremlinit dhe janë të lidhur me akte ryshfeti, zhvatjeje dhe dhune.

Deripaska ka qenë në listën e rusëve nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2018.

Agjenti special McGonigal, 54 vjeç, ka punuar për FBI-në midis 1996 dhe 2018. Gjatë dy viteve të fundit, ai ishte në krye të divizionit të kundërzbulimit në zyrën e Nju Jorkut. Në këtë cilësi, ai “mbikëqyri dhe mori pjesë në hetimet e oligarkëve rusë, përfshirë miliarderin Deripaska”.“Rënia dramatike e një agjenti të FBI”/ Le Monde: McGonigal e rrëzoi lakmia!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu