Rëndohet jetesa e shqiptarve/ Rriten çmimet e ushqimeve, nafta, qiratë, faturat e ujit e dritave

0

Shqiptarët sot po përballen me një rritje të shpejtë të ushqimeve. Atë që po ndodh tashmë në treg po e reflektojnë edhe shifrat zyrtare të Instat pasi inflacioni arriti në 2.4%, ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i çmimit të karburanteve dhe artikujve ushqimorë. Kjo padyshim rëndon më shumë xhepat e shqiptarëve që çojnë rreth 38% të shpenzimeve të tyre për ushqime.

Shqiptarët kanë paguar më shumë edhe për karburant pasi çmimet e grupit të transportit luhatën me 4.3%, teksa u vu re një rritje edhe për çmimet e pagesave të qirasë, ujit dhe energjisë elektrike si dhe për restorante e kafene. Kostot janë rritur më tej edhe për mobilimin e shtëpive.

Mes grupit të ushqimeve dhe pijeve alkoolike që u rritën me 4.6% më shumë se një vit më parë, shtrenjtimin më të madh e kanë parë zarzavatet dhe frutat, teksa janë rritur ndjeshëm edhe çmimet e produkteve të bulmetit, vajrave e yndyrave si dhe bukës që së fundmi konsumatorët po e blejnë 10 lekë më shumë.

Teksa kostot e jetesës po rriten me shpejtësi të madhe, pagat ngelen në vend. Për ekspertët as rritja e pagës në 30 mijë lekë më e madhja që prej 2008-ës nuk dha efekt në konsum për shkak të goditjes që mori tregu i punës. Sipas Top Channel, teksa efektet e pandemisë vijojnë të jenë ende prezente, ekspertët janë skeptik për një përmirësim të situatës dhe një gjallërim të konsumit dhe punësimit në një periudhë afatshkurtër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu