Rekord ikja e të rinjve/ OECD: 79% e shqiptarëve largohen për paga më të larta, korrupsioni faktori më kryesor

0

Tiranë- OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), arriti në përfundimin pas një ankete se rreth 79 për qind e shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor, emigrojnë në vende të tjera për paga më të larta.

Anketa u zhvillua në 6 vendet e Ballkanit perëndimor. Shqipëria ka përqindjen më të lartë të të rinjve deri në 24 vjeç që emigrojnë.

Të anketuarit u pyetën për arsyet e tyre kryesore që i shtyjnë ata të emigrojnë për t’u zhvendosur në një vend tjetër. Nga një listë me 13 arsye të mundshme, 79% e të anketuarve renditen pagat më të larta si më të rëndësishme për të lënë vendin e tyre.

Një grup faktorësh që nxisin emigrimin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnjë, Maqedoni, Mal i Zi përfshijnë, ndër të tjera, lidhen me standardet më të ulëta të jetesës në krahasim me vendet e destinacionit, nivele më të larta të korrupsionit dhe paqëndrueshmëria politike.

Anketa evidentoi se, dobësitë në tregun e punës dhe pagat e ulëta krijojnë stimuj për emigracion nga Ballkani Perëndimor. Norma mesatare e papunësisë në Rajon është më e lartë se dyfishi i mesatares së OECD-së, duke filluar nga 9% në Serbi, 12% në Shqipëri dhe deri në 26% në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu