Regjimi i Edi Ramës nuk rrëzohet me protesta: Del ambasada e thotë protesta të paqta

0

“Ky regjim nuk rrëzohet me protesta paqësore”. Kështu u shpreh analisti Fatos Lubonja në një koment pas përfundimit të protestës së zhvilluar këtë të Shtunë para kryeministrisë.

“Politikanët tanë kërkojnë të jenë korrekt me europianët e bëjnë protesta ku fjala paqësore ka shumë rëndësi. Protesta paqësore bëhen në demokraci, ne nuk jemi në demokraci. Ky regjim nuk rrëzohet me protesta paqësore, veçse kur protestat vijnë nga poshtë lart dhe njerëzit nuk mbahen më. ‘Kur mbaron fjala gjykon palla’, thotë populli”, u shpreh analisti për News 24.

Ai tha se një pjesë e qytetarëve ende nuk është e bindur nga opozita.

“Një pjesë ama mendon ‘pse Berisha i ’91 do dalë të protestojë. Kanë pasur rastin ta bëjnë Shqipërinë ashtu siç premtuan sot’. Kjo ndikon që nuk ka shumë ndjekje nga pjesa gri”, tha ai.

Më tej, u shpreh se qeveria është e përfshirë në afera korruptive dhe shtoi se asnjëherë nuk do e votonte.

“Me arsye jam që qenit më të fundit të rrugës ja jap votën dhe Ramës nuk ja jap”, theksoi.

Duke u rikthyer sërish te mënyra e të protestuarit, Lubonja tha: “E ke parë se si digjen komisariatet në SHBA kur vritet një zezak? Del ambasada e thotë protesta të paqta tek ne. Ka forma proteste që quhen mosbindje civile, e gjejnë ata si e bëjnë, ku shtrëngohet laku”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu