Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të martë ka paralajmëruar serbët se në bazë të informatave që ka, Qeveria Kosovës gjatë nëntorit do të marrë aksione të tjera në veri, e të cilat sipas tij do të ishin katastrofike.
Mediat në serbi bëjnë me dije se Vuçiç pas takimit me kryeparlamentarin Ivica Daçiç është shprehur se kjo do të ishte katastrofë për serbët.
“Kjo për ne do të ishte katastrofike, lajme të tmerrshme për popullin tonë”, ka thënë Vuçiç.
Vuçiç ka përmendur datën 6 nëntor kur Qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafostacionit “Valaç” në afërsi të Zveçanit. Sipas mediave serbe, përmes këtij trafostacioni shpërndahet 85 për qind e rrymës për veriun.
“Nuk jam i sigurt se kjo do të jetë gjë e mirë edhe për ta. Duhet të mendojnë mirë për vendimet e tyre. Ne nuk kemi ku të shkojmë, vetëm mund të ndërmarrim veprimet që na diktohen pa fajin tonë”, është shprehur ai.
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ndërmori aksion në gjithë vendin për luftim të kontrabandës, përfshirë edhe në veri, ku h asi në rezistencë të serbëve lokalë. abcnews.al