Rasti McGonnigal, Gërdeci i dytë për politikën

0

Shkruan Zef Ndreka

Qeveria, praktikisht ka rënë që me inçeneratorët, pa patur nevojë të presë mbarimin e gjyqit të ish shefit të FBI-së McGonnigal, i cili u angazhua me paratë e pista të Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës, për të fabrikuar mbi kurrizin e PD-së dhe përsonalisht mbi Lulzim Bashën, per ta penguar të marrë pushtetin e per te drejtuar qeverinë.
Fabrikimet përveç përçarjes së PD-së, kishin synim zgjatimin e qeverisjes korruptive të Edi Ramës dhe shpurën së tij kriminale.
Drejtësia amerikane nuk u ndikua asnjëherë nga fabrikimet e miqve të Berishës, të kushërinjëve të Metës dhe pagesave qindra mijra dollarëshe të Edi Ramës për të manipuluar zyrtarë të lartë të FBI-së.
Populli e ka postulat proverbin e vjetër: “Kush i bën gropën shokut – bie vetë brenda”.
Treshja e korrupsionit në unison të plotë, arritën deri aty sa të mund të përdorin shërbimet intiligjente amerikane për të zgjatur statusquonë pengmarrëse të vendit.
Mirpo drejtësia amerikane nuk blihet dot, sidomos nga liliputet shqiptarë, që kanë vetëm para pa fund!
Kjo treshe nuk luajti bllofin në fabrikime, përkundrazi, akuzuan gjoja me fakte financimet ruse duke dashur të groposin një herë e përgjitmonë politikisht e më tej Lulzim Bashën, e bashkë me të edhe PD-në.
Tani që gjyqi vazhdon, McGonnigal e ka pranuar akuzën dhe bashkë me të, po kërcasin pranzato edhe për treshën intriguese me pasoja per politikën shqiptare dhe miqësisë me aleatët tanë strategjik.
Më kot Edi Rama bën sikur shiti shokët e tij ministra, deputetë, zv.kryeministrin, në funksion të shitjes së drejtësisë prej tij.
Nuk ka shpresë, vetëm po zgjat ditët e nxehta të verës duke dashur të çorodisë popullin mbarë dhe socialistët e tij si “i pastëri”, si “akullorja”, si i “mashtuar” prej bashkëpunëtorëve të tij dhe administratës së lartë të vendit.
Në asnjë vend të botës demokratike e perëndimore nuk bën vaki ajo që ka ndodhur në Shqipëri me burgosje qeveritarët, arratisje të ministrit të financave e zv.kryeministrit, ndërkohë që Edi Rama qëndron akoma Kryeministër!
Aq i lehtë është rrëzimi e rrënimi i tij, sa një fllad, jo më një erë e lagon.
Por nuk ka akoma opozitë ky vend..!
Mbarimi i gjyqit të rastit McGonnigal, do të bëjë një shpërthim të dytë në politikën shqiptare, të fuqishëm si Gërdeci i parë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu