Raporti i OSBE/ODIHR, Lulzim Basha: Provë e tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve, ja 12 shkeljet e evidentuara në masakrën zgjedhore

0

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas raportit përfundimtar të publikuar nga OSBE/ODIHR. Në një postim në Facebook, Basha argumenton dhe nxjerr në pah 12 pikat kryesore, të cilat ai thotë se në raport janë cilësuar, si shkelje të evidentiuara në zgjedhje.

Sipas Bashës, raporti tregoi qartë se në 25 prill nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, por se Rama përdori çdo levë të pushtetit, për ta vënë në funksion të zgjedhjeve.

Reagimi

Basha reagon pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR-it: Provë e tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve. 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.
Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:
– Blerja masive e votave.
– Presioni ndaj votuesve.
– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.
– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.
– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.
– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.
– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.
– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.
– Legalizime në këmbim të votës.
– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.
– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!
Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu