Rama: Unë ja shtrëngoj dorën Berishës

0
Shkruan Zef Ndreka
Mbrëmjen e dt 7 korrik, kur sapo përfundoi parada apo parakalim i mbështetësve të “protestës kombëtare” të Shtëpisë së Lirisë, rreth orës 21, Edi Rama, falenderoi në një mënyrë speciale Sali Berishën, për sjelljen korrekte, sipas planifikimit që kishin bërë, për organizimin e “protestës”!
Falenderimi, pa filluar emisioni Opinion i Blendi Fevziut, u bë nga goja e Baton Haxhiut. Batoni mori dorën e Ramës dhe ja zgjati Berishës!
Për t’a falenderuar Berishën, Batoni u sforcua aq shumë. Nuk i doli natyrshëm falënderimi i deleguar, duke e zbuluar falsitetin.
Programimi i protestës nga treshja e Bermudës, kishte në vëmendjen kryesore përçarjen e mëtejshme të grupit të deputetëve të PD-së, presionin ndaj gjykatës së Apelit dhe paraqitjen si paqësor të Berishës me grupin e tij!
Gjithsesi, Berisha e fillon dhe del shpejt nga roli që ka marrë përsipër të luaj në protestë.
Sado të sforcohet për t’u dukur i zbutur , nuk e arrinë dot t’a fsheh vetën. Nuk del dot nga vetja! Rolet janë të vështira për të!
Kështu që, edhe falënderimi i Ramës përmes gojës së Batonit , shkoi kot!
Ai mbetët një falënderim turpi, një shtrëngim dore imagjinar, një gjest e veprim thjeshtë mafjozësh.
Trëkëndëshi shqiptarë i korrupsionit, ka kohë që ecën me skenare të tilla, të kaluara në filtrin special të tyre, për të mashtruar jo vetëm shqiptarёt, por edhe ndërkombëtarët!
Kam bindjen se çdo skenar i këtij trëkëndëshi është lexuar tashmë dhe po studjohet nga amerikanët në veçanti, që janë më shumë se askush tjetër, të interesuar të luftojnë korrupsionin dhe të vëndosin shtetin e së drejtës.
Edi Rama, ka vendosur me kohë të luaj keq, për të zezën e vet, duke bashkëpunuar me Metën dhe Berishën, pa patur aspak nevojë.
Bashkëpunimin e hapur, zyrtarisht kjo treshe, e nisën në zgjedhjet e pjesëshme të 6 marsit , ku kriminelët e PS-së me preçedentë penalë, u angazhuan në mbështetje të Shtëpisë së Lirisë, me urdhër dhe porosi të Ramës.
Trëkëndëshi në çdo rast, ka mision luftën për të mbajtur peng Shqipërinë, ndaj Rama e përgëzon dhe i shtrëngon dorën edhe kësaj radhë Berishës , që përshëndetët edhe nga Meta!
Nuk do jetë e largët dita, kur t’a shikojmë të dërrmuar trëkëndëshin e korrupsionit.
Shqiptarët, çdo ditë i shohin dhe i ndjejnë në kurriz bëmat e tyre. Hedhja hi syve të shqiptarëve dhe atyre amerikanë në veçanti , i ka ardhur fundi, ashtu si Berishës dhe Ramës!
Pas pak ditësh , Meta dorëzon presidencën dhe merr LSI-në!
Do t’a këshilloja të shkonte në vëndlindje , në Skrapar , të ngujohej atje. Do të ishte më mirë për të!
Ndryshe, trëkëndëshi i korrupsionit , nuk dihet ku do ia shtrëngojnë duart njëri-tjetrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu