Rama s’jep dorëheqje, Basha e mbron nga zëmërimi popullor, Meta, nga hajdut bëhet Ëngjëll, “pushohet” hetimi ndaj tij!

0
Sokol Pepushaj

Shkruan Sokol Pepushaj

Kreu i qeverisë Edi Rama, mbrëmë ka diskutuar seriozisht për dorëheqje dhe çuarjen e vëndit në votime të parakohshme. Por sot, acarimi ka qënë i çuditshëm nga medemek kundërshtarët që në fakt deri sot kishin kërkuar largimin e tij.

Ky vëndim pra, nuk ka tërbuar vetëm hajdutët e majtë, por edhe ata të djathtë, madje të gjithë partitë dhe Rama ndryshoi si me magji brënda pak orësh, duke buzëqeshur e dhënë lajmin e zi se nuk ka ndërmënd të japë dorëheqje dhe se do të vazhdojë të punojë i qetë për Shqipërinë që duam.

Këto zhvillime të shpejta lidhen pazgjidhshmërisht jo vetëm me presionin ndërkombëtar mbi kryeministrin Rama, sidomos pas vëndimit të homologut maqedonas Zoran Zaev, ku u caktua data e zgjedhjeve të parakohshme më 12 prill 2020, paçka se refuzimi nga Samiti i BE për çeljen e negociatave i erdhi si penalitet nga Shqipëria, por edhe me zëmërimin mbarëpopullor që tashmë lexohet në rrjetet sociale.

Atëherë kjo nuk mund të arrihej pa zbutjen e opozitës shqiptare. Dhe opozita sot ka qënë vullnetare për ta mbrojtur Edi Ramën nga zëmërimi apo ndonjë shpërthim popullor dhe janë bërë bashkë kundër përëndimit dhe reformave në drejtësi, duke nuhatur rrezikun e tyre.

Sot u vërtetua se rritja e presionit për reformat madhore, ku hajdutët do shkojnë para drejtësisë, ka bërë bashkë të gjithë spektrin politik shqiptar.

Pra, tashmë lexueshëm për diplomacinë perëndimore, të tërë janë në një front për moszgjidhje të problemeve dhe për ndërrim pushtetesh pa reflektuar asgjë të mirë, as në reformën zgjedhore, kërkesë kjo e vazhdueshme që 28 vite nga OSBE/ODIHR.

Çmënduritë e hajdutëve nuk kanë kufi.

Sot është pushuar edhe hetimi për presidentin Ilir Meta, sot Lulzim Basha kla mbledhur aleatët për të zbutur zëmërimin e opozitës kundër qeverisë, sot Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye të japë dorëheqje.

Me pak fjalë, opozita do bëje sikur bën opozitë, presidenti sikur po mbron kushtetutën nga hajduti Rama dhe Rama sikur ka kundërshtar hajdutin Meta.

Këto janë lojërat e kësaj klike të akuzuar për abuzime me pasuritë e popullit dhe me miliona dollarë që nuk do munden kurrsesi t’i justifikojnë.

Afrimi i hetimit nga SPAK, i ka tërbuar dhe i ka bërë bashkë të tërë hajdutët, fatkeqesisht të gjithë spektrin aktual politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu