Rama në SHBA, PS-në s’ja beson Gjiknurit, por Ballës/ Balla mbledh grupin e PS, të nisë sa më shpejt puna për ndryshimin e Kushtetutës

0

Taulant Balla ka mbledhur paraditen e kësaj të hëne, grupin parlamentar të Partisë Socialiste, në cilësinë e kryetarit. Gjatë mbledhjes Balla ka lënë porosi që të nisë sa më parë puna për ndryshimet Kushtetuese, për zgjatjen e procesit të vetingut, duke qenë se mandati i KPK-së dhe Komisionerit Publik mbaron Qershorin e ardhshëm.

“Të fillojë puna për ndryshimet Kushtetuese, për zgjatjen e afateve të Vetingut”, ka qenë porosia e Ballës.

PS-së do ti duhet dakordësia e opozitës për ndryshimet Kushtetuese, pasi si mandati i KPK-së ashtu dhe i KP janë të përcaktuara në Kushtetutë, dhe për ndryshimet duhet shumica prej

Mbledhja e sotme e grupit të PS-së është zhvilluar pa praninë e kryeministrit Edi Rama, i cili është nisur në një vizitë pune në SHBA, ku do të jetë pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Paralajmërimin për ndryshimin e Kushtetutës e bëri ministri i drejtësisë Ulsi Manja, në seancën e javës së kaluar në Kuvend, i cili tha se shtyrja e afateve të Vetingut është bashkërenduar dhe me SHBA-të dhe BE-në.

“Sa për mandatin e KPK-së që po shkon drejt fundit dua të them se siç u theksua dhe në fjalën e kryeministrit Reforma në Drejtësi do të vazhdojë dhe përgjatë kësaj legjisltarure me prioritet. Po është e vërtetë mandati i organeve të Vetingut është përcaktuar në Kushtetutë, referuar momentit kur KPK dhe Komisioneri Publik kanë filluar punë, mandati i tyre mbaron në 17 Qershor 2022.

Janë 431 subjekte të vetuara, mbeten në proces 370 subjekte. Për të garantuar vijueshmërinë e këtij procesi, ne mendojmë dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me SHBA-të dhe BE-në, që ky proces të përfundohet nga organet e Vetingut.

Ne do të kërkojmë edhe konsensusin e opozitën që mandati i KPK dhe KP të zgjatet deri në përfundimin e vetimit të të gjithë subjekteve. Zgjatja e mandatit kërkon ndryshime në Kushtetutë, ne nuk kemi votat e nevojshme, por do të kërkojmë mirëkuptimin dhe konsensusin e opozitës, si një nga shtyllat kryesore të Reformës në Drejtësi”, tha Manja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu