Rama në Amerikë: do i krehin “bishtin” apo do i presin “kokën”?!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Thirrja e Edi Ramës në Amerikë, që pritet pas 7 shtatorit, para se të jetë një festë e kryehajdutit tonë për krehje “bishti” bishtit të ish shefit të FBI-së McGonigal, të akuzuar për korrupsion dhe krime Federale, duam të besojmë se është një opsion i vlerave unike të Shtetit të Lirive e të Drejtave Njerëzore për kufirin tek thana kriminelëve që kanë abuzuar me fondet publike në çdo centimetër të fshatit tonë dhe çdo sekondë të pushtetit absolut.

Prandaj ka rënë zija mbi 4 Klanet Mafioze.

I kemi të freskëta sekuencat e historisë me Ramiz Alinë, Sali Berishën dhe Sllobodan Millosheviçin, që pak para fundit të tyre, janë ftuar në SHBA dhe mediat e shërbyesve zienin si kazan rakie, duke u betuar para fshatarëve të Ballkanit, se nga tubat e avullit mund të dalë edhe verë.

Edhe Hashim Thaçi e kishte në xhep ftesën për në Shtëpinë e Bardhë, kur prokurorët e Hagës i trokitën me avion ushtarak në derë të zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, mprehën kosën e drejtësisë, i mbërthyen kyçet për ta rehatuar në Shtëpinë e Zezë të burgut, ku Edi Rama, Tony Blair Alexandër Soros e gjithfarë soj sorollopi, rrinë pas asaj porte prej kohësh, ta ndihmojnë të dalë.

Babloku përdor zbardhues mbi ndryshkun e çdo krimi.

Si një lakuriq nate që fluturon kuturu, i presionuar nga vullnetet e pashtershme tashmë, është në gjendjen e pakapshme nga sateliti që vetë e ka lëshuar në hapësirën e mesazheve të ashpra demokratike, për transparencë pasurie.

Përballë dhimbjes së fortë, lëshimit në duart e drejtësisë të hajdutëve të politikës dhe qeverisjes, dhe investimit të palëkundur, të përkundur në “djepin” e diplomacisë amerikane, edhe kokrrizat e “sheqerit” në Shtëpinë e Bardhë, kanë shijen e “kripës” për Mafien, vlerësuar në vëmendjen tonë, si shije e lirë e jetës nën një hark triumfi, ku kordat e zërave akordohen në ‘Si’ i duam hajdutët përpara drejtësisë!

Përmes hijes që Babloku e paraqet si rreze dielli, ne duam të guxojmë të pyesim; Amerika po i kreh “bishtin” apo po i pret “kokën” Edi Ramës?!/Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu