Rama mbledh kryebashkiakët, zbardhet axhenda e diskutimit

0

Këtë të premte kryqeveritari Edi Rama do të mbledhë kryebashkiakët. Shkaku i mbledhjes së tyre është fokusimi në menaxhimin e mbetjeve. Mësohet se tema e diskutimit do të jetë rreth menaxhimit të mbetjeve. Takimi pritet të nisë në orën 09:00 dhe të zgjasë deri pasdite në 16:00, ku do të ketë disa panele dhe diskutime.

E pranishme në takim do të jetë edhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. Po ashtu prezent në takim do të jetë edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Ky takim me kryebashkiakët vjen teksa partitë politike po përgatiten për garën e zgjedhjeve elektorale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu