Rama lakuriq, por jo si në plazh

0
Shkruan Zef Ndreka
A duhet ta përshkallozojë më tej Albin Kurti sjelljen ndaj Ramës?!
Argumentët që sjellin për publikun palët që duken në konflikt, pra dy kryeministat, Kurti i Kosovës dhe Rama i Shqipërisë, janë diametralisht të kundërta.
Megjithë kërkesën e përseritur dhe me këmbëngulje nga Rama, kryeministri i Kosovës Kurti nuk pranoi ta takojë. Në një kuptim e injoroji.
Edhe pse të dy Kryeministrat janë më botkuptime të majtë dhe i përkasin të njëjtin spektër politik, “lufta” e tyre brënda atij llojit është krejtësisht përjashtuese.
Të dy shfaqën në garë me egoizmat e tyre të pa fre. Por nqs Kurti nga njëra anë, luan me kartën e patriotizmit dhe i përmbahet pikë për pikë kushtetutës së vëndit të vet për mos shitjen e asnjë pëllëmbe tokë të Kosovës, nga ana tjetër Edi Rama shfaqet një megalloman i pa autorizuar i Ballkanit, i cili bashkëpunon me armikun apo hasmin e shqiptarëve dhe e sjell si provokator tek dera, ndërkohë që plagët kosovare të luftës me serbët ende nuk janë mbyllur.
Kjo tregon se në Shqipëri, jetojmë akoma në epokën e horrave, të maskarenjëve, të hajdutëve dhe tradhëtarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, të shkatrrimit të këtyre vendeve, ku bota tallet me shqiptarët. Nuk ia vlen të thuash asnjë fjalë tjetër, veçse se Rama është kanceri i këtij vendi të mbajtur peng me vjedhje e manipulime.
Zoti do e gjykojë, sado vonë!
Autoriteti i Shqipërisë asnjëherë nuk ka qënë më poshtë dhe i poshtëruar se sa kjo periudhë.
Lëvizjet e Ramës përsëri me Open Ballkan, edhe pse atë e ka deklaruar të mbyllur për ti hapur rrugë samitit të Berlinit, nuk heq dorë nga plani për coptimin e Kosovës.
Planin e tij ogurzi, e dogji Albin Kurti, i cili nuk e priti, nuk e pret dhe e injoroji siç duhet dhe siç e meritonte Rama, duke i çjerrë maskën dhe duke e nxjerrë përsëri “lakuriq” por këtë radhë jo në plazh!
Kur qeni i tufës bëhet me ujkun serb, çfarë duhet të bëjë qobani?!- më shkruante qartë një mik…
Pyetjes në fillim të shkrimit, se a duhet të përshkallozojë Kurti më tej sjelljen ndaj Ramës dhe qeverisë së tij, unë them se po.
E inkurajoj Albin Kurtin ta bllokojë kufirin me Shqipërinë deri në heqjen e traut të hajdutëve në Kukës.
Heqjen e traut mund ta bëjë vetëm Albin Kurti. Jo vetëm pse ai tra është për kosovarët, por në radhë të parë për veriun e Shqipërisë.
Këtë taksë apo tra, Edi Rama nuk ka mundur dot ta vendosi në ju të Shqipërisë. Kjo flet shumë.
Ndaj Kurti, e ka shancin dhe mundësinë ta zhveshi lakuriq Ramën, por jo si në plazh, por si anti kosovarë dhe anti veriorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu