Rama i shmanget ambasadorëve? Nuk iu shkon në takim, ja kë dërgon si përfaqësues

0

Kryeministri Edi Rama nuk është paraqitur në takimin e sotëm me ambasadorë të huaj. Në mbledhje do të diskutohej tema e amnistisë fiskale. Sipas informacioneve, kreu i qeverisë ka ndryshuar agjendë në momentin e fundit, duke dërguar si përfaqësues të tij, kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën dhe ministren e Ekonmisë dhe Financave, Delina Ibrahimajn.

Qëndrimin e tij për amnistinë fiskale, kryeministri Edi Rama e shprehu edhe ditën e djeshme, duke i qëndruar propozimit të tij pavarësisht kundërshtimit të ambasadorëve të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu