Shkruan Sokol Pepushaj
Përgjimet e publikuara nga gazeta Bild kanë sjellë debat të fortë në Komisionin e Ligjeve, ku disa deputetë, të tmerruar nga nje fund i zi i kësaj qeverisjeje kanë kërkuar që të ketë një sqarim nga ana e Prokurorisë për materialet e publikuara nga media gjermane. Këtu ben shenjë frika e klikës komuniste e mafioze se të palarat po dalin sheshit dhe kjo prokurori, e hetuar tashme nga amerikanët, duhet ti sherbejë disi sheshimit të gjëndjes që bie erë të keqe ngado.
Burime të sigurta thone se gazetari i famshem gjerman ka gati gjashtë “bomba” me fakte te gjalla nga veprimtaria e mafies qeveritare shqiptare, ku aty kulmon vete kryeministri. Përgjimet mëndohet se do fundosin jo nje Edi Rame, por edhe Perendi po te jete, pasi flitet për mafie të lidhur me qeverinë dhe afera në shuma te mëdha me pafra droge si dhe mafie ne pushtet. Mafia vendos deputetet e ministra, mafia ben ligjin dhe seleksionon probleme a krijon miliarda ne lojera te rrezikshme që konsiderohen si krime kunder njerezimit.
Një prej atyre të shqetësuarve dhe që kërkon sqarim medemek prej prokurorisë është dhe Fatmir Xhafaj, vëlla i drogmenit Geron Xhafaj që po vuan një dënim të gjatë në Itali.
Gjithsesi, socialistët në korë, deputetet e nxirë tashmë nga akuzat e shtypit botëror, nuk mundën kurrsesi të kundërshtojnë faktin e të mohojnë përgjimet. Pra, sipas deputetevë socialistë, edhe pse eshte ashtu siç shkruan shtypi perëndimor, ku mafja drejton shtetin, duhet të bëjë diçka prokuroria…
Po ç’do bëjë e shkreta prokurori përballë një lumi akuzash të gjalla të gazetës më të famshme europiane dhe që do vazhdojnë deri në burgosjen e kupoles së shtetit mafioz?!
“Prokuroria të dalë dhe të thojë se çfarë po ndodh me hetimet kur ka çështje me interes publik”, u shpreh vëlllai i drogmenit Xhafaj, Fatmiri që ishte ministër e tashti krah i djathtë i Edi TRamës si deputet e ligjvënës!
Por deputetja Vasilika Hysi shkon më përtej e dekllaron se kush nxjerr sekretet hetimore duhet të dënohet me burg , duke kërcënuar në këtë mënyrë haptas prokurorët që merren me këtë çështje dhe duke u thene me fjalë të tjera atyre të kenë kujdes!