Rama do shkojë në zgjedhje pa opozitën, ka arritur në pikën ku e bezdis llogaridhënia

0

Armand Shkullaku thotë se në Shqipëri është instaluar një regjim i cili nuk mund të rrëzohet me zgjedhje, pasi i ble ato me para dhe influenca të krimit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku tha se Rama kërkon të shkojë në zgjedhje pa opozitën.

“Fakti që i është lënë Alibeut deri tani tregon vullnetin e Ramës për të vajtur pa opozitë në zgjedhje.

Ne kemi disa veprime të qarta. Në 4-5 vitet e fundit, kemi parë një fenomen që nuk e kemi parë asnjëherë, është eleminimi i opozitës, herë me blerje, herë me vulën. Kemi kryeministër që thotë do të shkoj në Parlament kur të më dojë qejfi mua.

Rama është kryeministër i gjithë shqiptarëve, është i detyruar të shkojë në Parlament sepse Parlamenti është sovrani. Kemi arritur në pikën që atë e bezdis edhe llogaridhënia dhe jo më që mund të mos jetë në pushtet.

Thotë c’janë këta nëpër studio, janë kazanë… Këta në Parlament janë kopësht zoologjik. Ai ndryshoi Kodin elektoral pa konsensus. E goditi opozitën me ligj. Thotë nuk shkoj në komision parlamentar. Ai nuk ka ku jep llogari në vend tjetër.

Janë disa element që rendita, që ngrejnë alarmin dhe nuk ka të bëjë vetëm do jepet apo jo vula.

Ne kemi një vijueshmëri të qartë, që Edi Rama nuk do më që në këtë vend të ketë opozitë.

Çfarë duhet bërë?

Nuk e di si funksionon në sultanate, por mundohen të japin argumenta. Ky thotë dal në akt-akuzë se jam i gjatë…
A duhet të numërojnë edhe njëherë cfarë po bën Rama? A duhet të flasim për opozitën? Apo këtu duhen thënë gjërat troc, që ne jemi përballë një regjimi?

Të flasësh për lirinë e fjalës, përjashtimin e deputetëve, duken muhabete pa lidhje. Jemi në një regjim ku opozita po synohet të mos lejohet të hyjë në zgjedhje. U mësua ai. Ka 60 e ca Bashki”, deklaroi Shkullaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu