Ka zgjatur rreth një orë marrja në pyetje e kryetarit të bashkisë së Kamzës, Rakip Suli në Prokurorinë e Posaçme.
Ai u kallëzua nga këshilli bashkiak, pjesa e opozitës për fondet e rindërtimit. Por për gazetarët nuk pranoi që të japë shpjegime duke ikur me shpejtësi.
“Ditë e bukur sot. Shyqyr që erdhi kjo ditë të bëhet drejtësi. Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet sepse po jep shpresë tek shqiptarët.
Më lini të bëj punën time, t’u shërbej qytetarëve. Unë do të vij këtu sa herë të duan” tha ai.