Në 6 vjet qeverisje, Edi Rama e ktheu Shqipërinë 12 vjet mbrapa: Holanda flet për rikthimin e vizave. Pas saj priten edhe shtete të tjera!

0

Për t’i bërë ballë rritjes së kriminalitetit me origjinë shqiptare në vend, Parlamenti holandez diskutoi të enjten, 11 prill, temën e rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë.

Mocionet e propozuara nga kristiandemokratja Madwlejn fan Turenburg dhe anëtari i partisë ultradjathtiste Zitse Fricma, raportohet se përkrahen nga policia e Amsterdamit dhe zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe pritet të hidhen për votim të martën e ardhshme.

Gjatë parashtrimit të argumenteve pro nismës së saj, deputetja Turenburg tha se prej vitit 2010 kur vendit ballkanik iu hoqën vizat, mafia shqiptare vetëm sa është zgjeruar në mbarë Europën Perëndimore.

Toorenburg:“Na duhet të përdorim mekanizmin e emergjencës për ta anuluar lëvizjen e lirë me Shqipërinë, për sa kohë vendi nuk e ndreq situatën e vet me kriminalitetin. Një detektiv në Roterdam më ka thënë se kriminelët shqiptarë që hiqen këtu si turistë sa herë ndalohen nga policia janë nga grupet më të dhunshme që ekzistojnë, dhe kjo më frikëson. Nuk mendoj se jemi i vetmi vend që kemi një problem të tillë.”

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, i quajti propozimet e kolegëve të tij të pashpresa, pasi që rikthimi i vizave të zyrtarizohet, do të duhet mbështetja e të gjitha vendeve të tjera europiane.

Më i prerë në mbrojtje të Shqipërisë u tregua ministri holandez për Drejtësinë dhe Sigurinë, Ferdinand Graperhaus, i cili hodhi i poshtë pretendimet e propozuesve.

Ai deklaroi se personalisht nuk mendon se ka lidhje të ndërsjellë mes kriminelëve shqiptarë në Holandë dhe lëvizjes pa viza në vend, por shtoi se problemin e kriminalitetit e ka shtruar edhe në vizitat me palën shqiptare, ku ka marrë garanci për bashkëpunimin në luftën ndaj tij.

Krimi me origjinë nga Shqipëria ka qenë në vëmendjen e organeve ligjvënëse holandeze prej vitit 2017, dhe mendohet se është më aktiv në fushën e pastrimit të parave dhe të kontrabandimit të lëndëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu