Vetëm tre muaj e gjysmë qëndroi në post qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviç. Në rrëzimin e qeverisë malazeze luajti rol qëndrimi i Abazoviç ndaj kishës ortodokse serbe.
Vetëm tre muaj e gjysmë qëndroi në post qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviç. Në rrëzimin e qeverisë malazeze luajti rol qëndrimi i Abazoviç ndaj kishës ortodokse serbe.
Parlamenti në Mal të Zi rrezoi qeverine e drejtuar nga Dritan Abazoviç natën e së shtunës (20.08). 50 nga 81 deputetë votuan natën e së shtunës me iniciativën e partisë së presidentit Milo Gjukanoviç dhe katër grupeve parlamentare.
Ekologjisti liberal Abazoviç kishte zemëruar dy javë më parë presidentin e vendit, sepse kishte nënshkruar një marrëveshje të kontestuar me kishën ortodokse serbe.
Kjo marrëveshje është mjaft e debatuar në Malin e Zi, sepse i jep të drejta të veçanta, kishës ortodokse serbe të kontrolluar nga Beogradi.
Mali i Zi shpalli pavarësinë në vitin 2006, atëherë në ujdi me shtetin serb. Sot qeveria në Beograd përpiqet përmes kishës dhe partive lokale proserbe e organizatave të tjera të ushtrojë ndikim në Malin e Zi, vend anëtar i NATO-s nga viti 2017.
Qeveria e pakicës pa mbështetje të fortë
36-vjeçari Abazoviç e mori postin më 28 prill, pasi qeveria e mëparshme proserbe u rrëzua nga parlamenti. Abazoviç ashtu si edhe presidenti Gjukanoviç konsiderohen me orientim perëndimor.
Qeveria e Abazoviçit ishte një koalicion shumë partiak i pakicës me partinë e tij URA, Të Gjelbrit, socialdemokratët, partitë etinke të shqiptarëve dhe boshnjakëve si edhe një partie proserbe.
Abazoviç do të vazhdojë të drejtojë qeverinë në detyrë, deri sa të zgjidhet kryeministri i ri./DW.
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Frankfurt am Main.
Balkan's News është një portal ku fjala e lirë ndihet vërtet e lirë dhe është rreptësisht i mbyllur për publikime jashtë etikës së gazetarisë profesionale. Duke patur një numër të madh vizitorësh, Balkan's News ofron hapësira dhe mundësi ideale për marketing dhe reklama.
Si pjesë e Subjekti të regjistruar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Qëndra Kombëtare e Biznesit me Fushë Veprimtarie: “Tregëti artikuj të ndryshëm, shërbime mediatike”, portali Balkan's News, me numrin unik të identifikimit të subjektit (NUIS), ose NIPT: L96314005N, është një agjenci serioze me elementë fiskalë sipas ligjit.
Shkoder.
Tel.: +355 67 67 33 163
© 2022. BalkansNews.Net - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Kontakto: info@balkansnews.net