Qeveria do rrëzohet, po si do bjerë, kokë a pilë?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Zakonisht në luftë të vërtetë, në aksione ushtarake, në lojra femijesh që imitojnë luftën zihen rob kundërshtarët.
Në Shqipëri, është i zënë rob populli.
Po , po , nuk është aspak për t’u çuditur. Si një herë e një kohë, si në rendet skllavopronare apo mbretëritë e hershme. Populli ynë është sot i kapur rob, jo nga skllavopronarët apo mbreterit, por nga politika dhe liderët e politikës.
I kanë ndarë rolet. Edi Rama dhe qeveria e tij kane kapur rob pjesën me të madhe. Berisha me Metën një pjesë tjetër.
Shumë pak janë të lirë të vërtetë në Shqipëri, që duan të jetojnë të pa kapur. Pjesa tjeter, që jetojnë në emigracion ndryshon, për shumë arësye, që lidhën me distancën dhe mungesën marrëdhenjeve të drejtpërdrejta me pengmarrësit apo pushtuesit politikanë të mësipërm.
Njerëzit e lirë në Shqipëri kërkojnë të shtohen, ndërkohë që gjenden nën presionin e lojës politike , për vëndin e punës, e të jetesёs.
Dihet se një ditë qeveria do të bjerë, siç bie çdo qeveri.
Por kjo e Ramës, do të do bie me turp dhe me bilancet me negative të çdo qeverie të mëparshme, si nga demokratët dhe socialistët.
Kjo qeveri, duhet të bie një orë e me parë, për arësye shumë të thjeshta se ka thyer rekorde në korrupsion e në kapjen e drejtësisë, në kriminalitet, në vjedhje fondesh e parash si organizatë e strukturuar kriminale, në vjedhje e blerje votash. Është qeveria e kapur në vjedhje e nuk shpëton dot.
Çfarë pritet pra, përse nuk bie qeveria Rama 3?!
Është shumë e thjeshtë. Sa të jenë të lirë dhe aktiv Berisha së bashku me Ilir Metën, Edi Rama është i sigurt, i paprekshëm.
E kemi thënë dhe do e themi, trëkëndëshi funksionon. Është më brinjë të forta për këllqet e popullit rob shqiptarë.
Ndryshimi kërkon forcë më të madhe nga ne të gjithë, gjithashtu edhe forcë shpirtërore.
Është krijuar jo vetëm koncept, por edhe besim se sot populli ynë është i kapur në tru!
Është i kapur rob dhe është dhënë me koncension “politikanëve”. Madje , është dërguar edhe në përmbarim për të realizuar ekzekutimin me forcë nga ata që janë ende të lirë dhe që e kundërshtojnë!
Ndaj duhet ndryshimi, por sot mungojnë ato që duhet t’a realizojnë.
Normalisht, qeveria do bjerë, e do e marrë me vete plehrat, inceneratorët e Elbasanit, Fierit e të Tiranës.
Problemi është kush do e marrë përgjegjësinë t’i liroje pengjet dhe ekonominë?!
Politikanët e gërditshëm Berisha, Meta, Rama, luftojnë pamëshirshëm për të qënë të fortë.
Ato kanë parimin, të fshijnë këdo që u del përpara, vetëm për të mbajtur pushtetin.
Kjo treshe, ka pranuar të bëjë çdo tradhti apo krim për t’u bërë të pasur.
Kujt më shumë se kësaj tresheje të korrupsionit shqiptar ia pa sherrin shoqëria jonë, Shqipëria por edhe historia?!
Shqiptarët sot jo vetëm ndjehen, por janë të nënshtruar.
Duket sikur asgjë nuk është në dorën e tyre, por do vijnë votimet dhe mjafton mos të pranojnë më të mashtrohen e të blihen!
Kështu, populli nuk do të mbetët askushi, por do të di të vëndos për fatin e vet.
Kjo, deri sa vetë populli, të mund të jetoj pa hajdutë e të korruptuar, pa prijës pushtues.
Në këtë kuptim, Shqiptarët nuk meritojnë të jenë të fundit në Europë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu