Qelbësirllëk! Shqipëria ka falimentuar

0

Për analistin Shpëtim Nazarko ulja e çmimit të naftës në mes të protestës së opozitës, është “qelbësirllëk”.

Nga studio e MCN Live, Nazarko shtoi se Edi Rama nuk mund të bëjë historinë me 4 lekë.

Historia e uljes së çmimit me 2, 3, 4 lekë është qelbësirllëk që ndodh. Nuk jemi në transparencë kush mendon se duke ngritur çmimin e naftës shpëton nga energjia, nga pikëpamje normale jep variant budallai.

Në fund nafta është themeli i ekonomisë dhe po pate çmime të larta nafte ke çuar në xhenem ekonominë. Ne jemi sot si në kohën e Enverit ku po mos të na jepnin kinezët dhe rusët para, ngordhnim.

Sot po nuk na dhanë para tenderat, ne prapë ngordhim. Shqipëria e sotme është si në pozitën e rusëve dhe kinezëve, duhet të marrë para në banka që të marrë 30% dhe të vazhdojë projektin.

Shqipëria ka falimentuar dhe nuk i kërkoj më Berishës dhe Metës ndihmë, as Ramës, i kërkoj ndihmë elitës intelektuale.

Nëse nuk është, do fillojmë hyneret e vjetra ose do ikim prapë siç po ikim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu