Psikologu dhe Psikiatri-jo konkurentë, por bashkëpunëtorë për shëndetin tuaj mendor!

0
Shkruan Linda Mhillaj Fazliu Psikologe-Psikoterapiste 
Shpesh dëgjoj:
Po tani,te shkoj te Psikologu apo te Psikiatri?
E vërteta ështe se në shumë raste,të dy ndihmojnë-secili në mënyrën e vet.
Çfarë bën Psikiatri?
Është mjek dhe mund të përshkruajë ilaçe për depresion,ankth apo çrregullime të tjera.
Ndihmon kur simptomat janë më të forta dhe kërkojnë trajtim farmakologjik.
Çfarë bën Psikologu?
Bën vlëresimin psikologjik dhe ofron psikoterapi-një proces i thelluar reflektimi,ku kuptohen emocionet,sjelljet dhe modelet e mendimit.
Ndihmon në përpunimin e traumave,stresit,vendimmarrjes,vetevlersimit,etj.
Së bashku,ofrojnë kujdes të plotë:
Psikiatri ndihmon me balancimin e simptomave përmes ilaçeve
Psikologu ndihmon me kuptimin dhe ndryshimin e thellë emocional përmes terapisë
Me shumë raste,kjo bashkëpunim multidisiplinar sjell rezultatet më të qëndrueshme për pacientin
Kujto:
Nuk është ose -ose.
Nuk është dobesi të kërkosh ndihmë.
Nuk ka “turp” të ndjekësh psikoterapi apo të marresh trajtim mjekësor.
Ndaje këtë mesazh-sepse sa më shumë të dimë,aq më mirë mund të ndihmojmë veten dhe njeri-tjetrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu