Personazhi i Merves është ai më i komentuari në telenovelën “Vrasje të Vogla”. Ky
personazh i Aslihan Gurbuz nga njëra anë ka ngjallur urrejtje nga ana tjetër ka
ngjallur lakmi dhe dashuri. Si shpjegohet kjo gjë? Ejani të analizojmë sëbashku.
1. Ka një qëndrim gjithë vetëbsim, është e sigurtë tek vetja!
Nuk ka rëndësi se si janë kushtet për Merve Aksak, edhe nëse ajo gabon, pa e
prishur qetësinë, mbron me vetëbesim gabimin e saj. Nuk trembet nga asgjë, është
e shkathët dhe i beson pafundësisht plave që ndërton vetë, bën ç’të jetë e mundur
që të përmbushë qëllimin e saj. Edhe nëse nuk ton gjithmonë, humbja nuk ia ul
vetëbesimin.
2. Edhe nëse humbet nuk heq dorë, ka ambicie.
Jo gjithmonë planet i funksionojnë, por pas çdo plani të dështuar në vend që të
dëshpërohet ajo bëhet më e fortë dhe ambicia e saj del në pah. Motoja e Merves
është “Ajo që nuk të vret vetëm të forcon”. Pas çdo humbjeje ajo rigjen energjitë dhe
kurrë nuk e konsideron të dorëzohet. Është një shpirt luftarak nga e cila duhet
patur frikë.
3. I del për zot shtëpisë dhe familjes së saj!
Për Merven rregullat që ka krijuar në shtëpi, e bija dhe bashkëshorti janë të shenjtë.
Për më tepër që të gjitha këto janë jo vetëm nga dashuria që ka për ta, por është
mbbi të gjitha çështje prestigji. Nëse humbet ndonjërin prej tyre, e ndien
mangësinë tek vetja. Duke qenë kështu ajo kapet fort pas njerëzve që do. Bën çdo
gjë për të mos i humbur ata