Pse ta fshehim/ Ja gazetari që paguhet nga Mafia për t’i shërbyer në media Mafias

0

Kush është gazetari shqiptar, që përdoret nga mafia? Pse te tere e dine dhe te tërë e fshehin?!

Sido, te vjen vertete keq. kur ndodhin skandale te permasave te tilla. Shenjtëria e profesionit të gazetarit, nuk na lejon të themi më shume se kaq, por as ta fshehim këtë ngjarje. Kjo dramë do na shoqëroi gjatë të gjithëve ne që shkruajmë dhe kërkojmë besimin e një publiku të gjërë.

Por le ta ndajmë gjithçka bashkë, le të mos bëjmë strucin. Ajo që ka ndodh ka ndodhë. Madje, po presim skandale edhe më të tmerrshme në median shqiptare.
SPAK vë në hetim një gazetar e dy punonjës në media për llogari të operacionit “Shpirti”.
Mësohet se hetimet e SPAK me antimafien zbuluan përfshirjen e një gazetari teksa bën marrëveshje me pjestarë të grupit për të lobuar për llogari të tyre.
Lobimi konsistonte në orientimin e opinionit publik nëpërmjet deklaratave që bënte gjatë emisioneve televizive, ndaj parcelave të kanabisit të bandave kundërshtare, duke mbështetur kështu pandëshkushmërinë e bandës që e financonte.

Nga deklarimet e dëshmitarëve të drejtësisë, por edhe përgjimet është arritur të dokumentohet marrja e një sasie të konsiderushme në euro nga gazetari për të marrë pjesë në dy emisione televizive dhe për të fshehur parcelat me canabis të mbjella nga anëtarët e arrestuar nga Antimafia e SPAK.
Aktualisht hetimet janë duke u zhvilluar në Shqipëri për të dokukumentuar përgjegjësinë penale të gazetarit i cili nga provat e deritanishme kishte marrë përsipër lobimin mediatik për llogari të grupit drejtuar nga Ilir Zaimi (Ducellari).
Akuzat janë këtu dhe jemi para një skandali të paprecendent, ku një gazetar shumë i njohur, ka pranuar finacime drejtpërdrejt nga banda kriminale për të çorientuar opinionin publik shqiptar përmes ekraneve më të ndjekura.
‘Zëra” të tillë kanë qarkulluar prej kohësh në fakt,  çka don të thotë se “ku ka zë, nuk është pa gjë”

Media duket se do nxjerrë shumë kriminelë që sot i paraqet si opinionistë dhe moderatorë.

Pergatiti Sokol Pepushaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu