Pse po shtyhet arrestimi i “Kriminelit të Njerzimit” Gramoz Ruçi?!

0
Shkruan Tanush Kaso

Urdhëri për të qëlluar me breshëri automatikësh mbi demonstruesit shkodranë, më 2 prill 1991, u dha nga krerët komunistë të Tiranës, se askush nuk do të kishte guxuar ta bënte me kokën e tij. Asokohe, president i vendit ishte Ramiz Alia dhe ministër i Brendshëm Gramoz Ruçi. Emrat e tyre u lakuan kalimthi nga mediat dhe gjyqi dënoi “sapër të larë duart si Pilati”, ca policë të dorës së fundit. Një rol negativ ka luajtur në atë gjykim, edhe avokati i shitur, Nafiz Bezhani, i cili më pas u shpërblye, duke u emëruar në krye të Komisionit për Verifikimin e Figurave të Zyrtarëve dhe duke ia besuar dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ndërsa ata dy kryesorët, vazhduan të patrazuar jetën e tyre luksoze.

Diktatori i fundit, Ramiz Alia, u përcoll me nderime të mëdha shtetërore në banesën e fundit, kur vendi qeverisej nga koalicioni Berisha-Meta. Kurse ish-,ministri i Brendshëm i regjimit diktatorial, Gramoz Ruçi, vazhdon ta gëzojë prej 25 vjetësh, mandatin e deputetit, rast i pashembullt ky, ndër shtetet ish-komuniste të Evropës!! Kjo është Shqipëria që ne po e quajmë “demokratike”. LAVDI DËSHMORËVE TË DEMOKRACISË!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu