Shkruan Zef Ndreka
Se amerikanët e sollën në pushtet PD-në dhe Berishën në vitin 1991 me investimet e tyre politike edhe kundër elementeve diplomatike siç ishte dalja hapur në mitingjet e PD-së e Ambasadorit Rayerson, nuk ka asnjë dyshim.
Ardhja e Sekretarit të Shtetit Bejker në vizitën e tij në Tiranë, nxorri në dritë pro-amerikanizmin e popullit shqiptar.
Shqipërisë, më në fund ju dha shanci të ribënim mik një aleat të madh antikomunist dhe një shtet që të merr lehtësisht për dorë, të anëtarëson në Nato, të shpall shtet të pavarur Kosovën në mes të Tiranës, ndërtonin baza të fuqishme ushtarake duke qënë sigurisht një siguresë e fortë në mbrojtje të shtetit nga fqinje tanë armiq të përhershëm.
Por mbështetja e hapur amerikane pro PD-së dhe qeverisë së saj, ka vazhduar deri në vitin 1996, kohë kur PD-ja dhe Berisha me strukturat shtetërore fillojë të shkatërrojnë shtetin, sistemin e drejtësisë, lirinë e opozitës së asaj kohë, gjithë kundërshtarët që i dinin përpara.
Më pas, për shkak të devijimeve nga rruga e demokracisë, të ngritjes së firmave piramidale, të vjedhjet së djersës së popullit, të shkatërrimit total të ushtrisë dhe shtetit, pas vrasjeve të pa numërta të qytetarëve në qytete të ndryshme anembanë vendit, rrotacioni politik ishte i pa shmangshëm. Pushteti kaloi në duart e socialistëve të cilët instaluan shumë shpejt korrupsionin në sistem dhe pas dy qeverisjeve, rikthehet përsëri PD-ja dhe Berisha në qeverisje, por këtë radhë jo më duar të pastra.
Historia dihet. Korrupsioni e gërryu shpejt qeverisjen e PD-së sidomos në mandatin e dytë 2008-2013. Për shkak të autoritarizmit dhe arsyeve të shpalljes non grat-a të Berishës familjarisht, në zgjedhjet e 2013, PD-ja mori rezultatin më skandaloz, dhe Berisha me mbi 1 milion vota kundër u deturua të japë dorëheqjen, por pa u larguar nga kontrolli dhe drejtimi i PD-së, megjithse pasuesi i tij Lulzim Basha u përzgjodh kryetar kukull nga Berisha.
Deri në momentet kur Sali Berisha u shpall non grat-a nga DASH-i, asnjë nga demokratët nuk artikulonin asnjë fjalë kundër Amerikës.
Çfarë ndodhi si më magji, dhe përse e kanë lëshuar aq lehtë gojën demokratët e foltorës kundër SHBA-ve?!
A është po ajo Amerikë që e solli në pushtet PD-në, që lufton komunizmin, që mbron demokracitë, që siguron liritë dhe të drejtat e njeriut në botë?!
Është një çudi e madhe me këtë popull. Kështu si këta, flisnin një herë e një kohë enveristet, më pas vullnetarët e tij.
Nuk është se i sjellin ndonjë dëm amerikanëve disa gojë lig. Politika e jashtme e Shqipërisë i ka përcaktuar prioritetet e saj, i njeh dhe i respekton aleatët strategjik dhe bashkëpunon hapur e qartë me to.
Problemi mbetët tek pyetja:
Përse kjo pjesë e opozitës po frymëzohet kundër amerikanëve dhe ku duan të arrijnë kur dihet se me Amerikën kundër është e pa mundur të fitosh pushtet. Por edhe nqs mund të fitosh, ato janë pengesë pasi nuk ulën me qeverinë e dalë nga bashkëpunëtorët me non grat-ën. Këtë e kanë theksuar.
Kjo do të thotë, se demokratët duhet të mendohet mirë. Të jenë të qartë. Të mos gabojnë më tej. Gjithashtu, bashkimi mekanik që nuk sjell asnjë efekt elektoral tregon qartë apolitizmin e disa deputetëve që i bashkohen vetëm për pragmatizëm Berishës për tu rizgjedhur përsëri deputet në zgjedhjet e ardhshme elektorale të vitit 2025.
Nuk mund të ketë spjegim tjetër servilizmi dhe pragmatizmi antiamerikan i tyre.
Nga ana tjetër, përveç deklaratave pro amerikane dhe pro aleatëve, PD-ja zyrtare nuk duket të ketë mbështetje, as hapur as fshehur. Përkundrazi, deri më tani, koha nga rizgjedhja e Bashës ka treguar se ka një pengesë. Mbase, veç të tjerash, edhe pse kjo parti e ka ende në gjumë kryetarin i cili po e provon se nuk arrinë objektivat e shpallura, dhe se sondazhet e tregojnë me kuata shumë të ulëta dhe zor se mund të arrijë të marrë ndonjë deputet.
Marsi është muaji i çeljes së luleve. Ndërsa Lulzimi i PD-së në të kundërt po thahet…pse, frymëzohet, opozita,