Pse munguanh dy ministra në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë?!

0

Nga minuta në minutë pritet të nisë mbledhja e Këshillit të Sigurisë për sulmet kibernetike në Shqipëri.

I pranishëm në këtë mbledhje do të jetë kryeministri i vendit Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Euronews Albania mëson se ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja nuk do të jenë të pranishëm në mbledhje dhe do të përfaqësohen nga zv.ministrat.

Pjesë e mbledhjes pritet të jetë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës.

Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra—i Mbrojtjes, Drejtësisë, Punëve të Brendshme, Financave, Transportit, Punëve të Jashtme dhe Energjisë.

Anëtarët janë edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Ligji i jep të drejtën Presidentit të “ftojë pjesëmarrës të tjerë” në mbledhjet e Këshillit, por që nuk gëzojnë të drejtat e anëtarëve.

Për herë të fundit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur nga ish-presidenti Ilir Meta në 14 shkurt 2022, për shkak të tensioneve Rusi-Ukrainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu