Pse kjo “luftë” mes mes Edi Ramës dhe Top Channel?!

0

Shumëkush ka mbetur i çuditur këtë të dielë kur ka parë një tëitter të kryeministrit i cili akuzonte një televizion kombëtar për përfitime të paligjshme.

Sipas Ramës prej këtij ekrani dezinformohej për të ngritur njerëz kundër qeverisë. “700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”. “7 punonjës në ditë ikin nga policia”. ”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”.

Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë!Arsyeja? Duan favore të paligjshme!- shkruhej në mesazhin e kryeministrit.

” alt=”” aria-hidden=”true” />” alt=”” aria-hidden=”true” />

Nuk ishte e vështirë të kuptohej se përse bëhej fjalë. Njëri nga vetëm 3 TV-të kombëtare në vend për të cilin aludonte Rama, ishte Top Channel. Lapsi.al ka ndjekur edicionin e mbrëmjes së këtij ekrani dhe kronikat e renditura njëra pas tjetërës trajtonin pikërisht ato tema për të cilat shqetësohej kryeministri. Braktisjen masive të Shqipërisë, njerëz që nuk ishin sistemuar ende pasi tërmeti i prishi shtëpinë. Madje në një kronikë Top Channel argumentonte se nga vendi janë larguar mbi 700 mijë shqiptarë.

Pjesa mkryesore e kronikave ishin kritike me qeverinë madje ishin mbledhur edhe vox pop-e nga studentët për një fjali të Ramës që ata që mbarojnë përj mjekësi nuk do të kenë të drejtë të marrin diplomën pa kryer disa vite punë në vendin e tyre.

Ka disa ditë që televizioni më i madh në vend i ka shtuar shigjetimet ndaj qeverisë të cilën ai e mbështet prej 9 vitesh. Madje ndjekësit e tij të rregullt u surprizuan në 27 nëntor, kur u publikua indeksi i sundimit të ligjit sepse lajmi u shfaq me një titull aspak të zakonshëm për këtë media: “Shqipëria drejt autokracisë”.

Më pas largimit të ish drejtorit Sokol Balla që u përfshi në një konflikt me trashigimtaren e TCH, Lori Hoxha edicionet e lajmeve kanë pësuar një çekuilibrim duke shtuar notat kritike. Por ajo që bie gjithashtu në sy nuk është një afrim i kësaj mediaje me opozitën, Sepse aty vazhdohen të transmetohen të paprekuara kronikat servis për Erion Veliajn (poshte). Pra nuk duket se ka një ndryshim në vijën editoriale, por një konflikt vetëm me Ramën.

” alt=”” aria-hidden=”true” />” alt=”” aria-hidden=”true” />

Kjo e bëri kryeministrin të flasë për “kërkim favoresh” dhe disa ditë më parë për media që vënë gjoba.

Ideja se Top Channnel po i bën shantazh Ramës është përhapur gjërësisht edhe në mediat sociale. Por shumëkush për këtë sërish ka fajsuar kryeministrin për mënyrës se si i ka menaxhuar prej vitesh marëdhëniet me shtypin dhe TV-të. Pikërisht për këtë gazetari i BIRN Albania, Gjergj Erebara shkroi në Facebokkun e tij: “Po në rast se Rama nuk ka dhënë kurrë asnjëherë ndonjë favor të paligjshëm për “ekrane private kombëtare”, çudi si i shkon në mend këtyre ekraneve ta shantazhojnë. Në fund fare ky ka dhjetë vjet në pushtet. Do ta kishin marrë vesh prej kohësh që është i pashantazhueshëm!!!

Pra duket sheshit që mes televizionit më të madh në vend dhe kryeministrit më jetëgjatë në vend ka nisur një përplasje. TCH deri më tani nuk ka thënë ndonjë gjë që nuk dihej vetëm ka vendosur të shohë ato që që deri pak ditë më para bënte sikur nuk i dallonte. A e bën për shantazh sikurse thotë Rama? Edhe po të jetë kështu faji është sërisj i atij që i ka mësuar mediat tua blejë mbështetjen me tendera dhe para publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu