Pse Ilir Meta nuk kërkon hapjen e dosjes së vet, por padit Autoritetin

0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur sot në media në gjendje paniku, duke kërcënuar se do të padisë Autoritetin e Dosjeve për falsifikim dhe manipulim të qëllimshëm.

Meta tha se ata kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke dashur të përfshijnë ish-Presidentin e Republikës, dhe se po bëhen qesharakë, pasi për të nuk ka ekzistuar asnjë dosje.

“Jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së F.T. nga Sigurimi, nuk ka ekzistuar asnjë dosje për mua dhe kot bëhen qesharakë kur duhet të merren me inceneratorë, dhe merren nëse kam ndryshuar apo jo gjeneralitetet”, tha ai në fjalën e tij, duke sugjeruar dhe cështjet ku duhen fokusuar.

Po pse Meta del dhe kërcënon dhe nuk kërkon hapjen e dosjes, për të dëshmuar ka apo jo një të tillë!

Kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sulën, që sot e shantazhon dhe akuzon si patronazhiste, e ka propozuar vetë ai.

Kështu që në vend që të humbë kohë me padi, gënjeshtra, konferenca për mediat, e replika me Ramën, ka një rrugë më të thjeshtë.

Mjafton t’i kërkojë Autoritetit të hapë dosjen e tij me dy gisht letër, dhe më pas të bëjë publike historinë e tij të spiunit të sigurimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu