Pse hajdutët e duan ambasadoren Yuri Kim

0

Sjellja prej të burgosurish tashmë është fundi i tyre, se hajdutët e kriminelët janë aq të dobët e servilë, sa kur t’i shihni pas hekurave, do e kuptoni se ishin e janë asgjë. 

Shkruan Sokol Pepushaj 

Hajdutët janë gati për burg. Ata sot nuk e kanë problem sjelljen brutale me viktimat, por me “kërbaçin” që i pret. Se kaq e mësuan tashmë… Pas SPAK-ut që shpresonin se i mbron nga hekurat, janë amerikanët që drejtësinë e kanë të shenjtë e hekurat të sigurtë, për të siguruar sigurinë. 

Me hekura e gardianë kemi përvoja interesante.

Rrjetet e jeta sociale janë shkrirë në një “unazë” që rrethon miletin kudo, aq më tepër fshatin tonë, ku edhe majë mullarit me kashtë tjetri jep mendimet në median e vet, në fejzbukun e vet, që i jep mundësi të shkruajë edhe me pseudonim, si shkrimtarët e mëdhenj.

Secili është bindur se të tëra rrugët, tashmë bashkohen afër burgut, aty ku hajdutët që janë  nisur nëpër zyra dhe zyrtarët që kanë mbushur thasët e po shkojnë t’i fshehin diku, ndihen të kapur, të survejuar, të mllefosur, të urryer nga cilido që i shikon në rrugë, ekran apo zyrë shteti. Ka ndodhë kjo, pasi shteti ka qenë han pa porta e secili ka grabitur ç’ka mundur.

Për roje portash, edhe në vathët e bagëtive, qentë janë zgjedhur e trajnuar mirë. Janë lidhur në hekura, që të tërbohen. Shumë herë, zogjtë e ujkut janë bërë qen shtëpie.

Kështu vepruan këto 32 vjet partitë politike, apo jo?

Më të tërbuar si antiamerikanë e anti ligj se Ilir Meta, Sali Berisha, Petrit Vasili e Flamur Noka, a mund të gjeni diku tjetër në këtë Botë?

Se Bota është kaq e vogël.

Është sa siguria jote. Përtej nuk ekziston.

Kur Enver Hoxha na kishte rrethuar në tel me gjëmba, përtej atij burgu, Bota të vriste, pra mbaronte aty ku fillonte. Andej kishin ‘kartabiankë’ vetëm komunistët.

Si sot, që me pasaporta diplomatike e shërbimi, me viza e para, janë veç hajdutët e kriminelët.

Jemi a nuk jemi tek tradita, pyesin disa?

Ti marrim punët me qetësi e dashuri, siç perifrazon kryehajduti ynë që edhe pse nuk ia thamë emrin, të gjithë e dini cili është.

Ca dele, ujqër, peshq e jo pak kokëpalarë, sillen rrotull tij që po e rrit dozën e tërbimit.

Të gjithë e dinë pse tërbohet ai. Që tani sillet si i burgosur që kërkon të trëmbë shokët e gardianët.

Po jo vetëm Meta. Si të burgosur po sillen të gjithë. Shikoni Sali Berishën, Ilir Beqajn, Arben Ahmetajn, Arben Imamin, Fatmir Mediun, Alfred Pezën, Flamur Nokën, gjithë hajdutët e kriminelët deri tek Babloku. Të tërë kanë ndryshuar sjellje, pasi e dinë se llogoret andej janë tjetërsoj prej këtyre këtej. Disa janë egërsuar, disa janë strukur e fshehur skutave. Shumë asish që ngriheshin majë gishtave për një fotografi me Yuri Kim, nuk i shohim, e mjaft hajdutë, edhe pse arrestohen; për Amerikën e Yuri Kim, deklarojnë se kanë respekt.

Ç’po ndodh?

Ndeshjet hajdut me hajdut, iniciativat me oreks lugati, për t’u marrë frymën të dobtëve e për t’u shtirur sikur i nxjerrin sytë njëri- tjetrit, tashmë nuk marrin formë e jetë, por përfundojnë jetë, tek “gardiani”, roja, drejtësia, ndëshkimi.

Shumë reparte me libra janë shkruar pse skllevërve u kruhet shpina, u shijon dajaku, respektojnë gardianin, sunduesin, të fortin që ua bën kurrizin më të butë se barkun.

Juve që na ndiqni, edhe pse kemi rënë në ca përsëritje se çdo hajdut do të rikthejë tek viktima çdo cent, duam t’ju themi, se sjellja prej të burgosurish e këtyre, tashmë është fundi i tyre, se hajdutët e kriminelët janë aq të dobët e servilë, sa kur t’i shihni pas hekurave, do e kuptoni se ishin e janë asgjë.

Këtu rri edhe shpjegueshmëria pse sa më të tmerrshëm ishin Enveri e Saliu, më shumë i donte mileti e sa më shumë i vjedh Edi Rama, më i fortë i bëhet pushteti.

Është e njohur kjo “sëmundje” pra, edhe pse hajdutët e duan Yuri Kim./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu