Pse erdhi në Shqipëri miliarderi kinez i “Alibaba” Jack Ma?!

0

Miliarderi kinez Jack Ma ka vizituar së fundmi Tiranën. Bëhet fjalë për themeluesin e “Alibaba”. Në një foto të siguruar nga “Pamfleti”, ai shihet teksa darkon tek “Millenium”.

Arsyeja e vizitës së personit të katërt më të pasur të Kinës mbetet e panjohur, për biznes apo për turizëm. Ai mbërriti në kryeqytetin shqiptar më 11 korrik, pas një vizite në Europë dhe Ballkan. Por duket se ka preferuar të shijoj një pasdite tek “Millenium”.

Po ashtu ai ka ngrënë dhe në restorantin “Tribe”.

Ai u largua nga Shqipëria me datë 13 korrik me premtimin se do të rikthehet pas mbresave shumë të mira.

Bashkëthemeluesi i “Alibaba Group”, një nga kompanive më të mëdha të shitjeve online në të gjithë botën, Jack Ma është një manjat biznesi, investitor dhe filantropist kinez. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i “Yunfeng Capital”, një firmë kineze e kapitalit privat. Ma konsiderohet personi i katërt më i pasur në Kinë (pas Zhong Shanshan, Zhang Yiming dhe Ma Huateng) me një pasuri me vlerë neto prej 34,5 miliardë Dollarësh.

Që nga viti 1999, Ma shërbeu si kryetar ekzekutiv i “Alibaba Group”, e cila është dhe në ditët e sotme një nga kompanitë më të spikatura të teknologjisë së lartë në Kinë në dy dekada që nga fillimi i tij, me mbi nëntë degë kryesore: Alibaba.com, Taobao Marketplace, Tmall, eTao, Alibaba Cloud Computing, Juhuasuan, 1688.com, AliExpress.com dhe Alipay.

Gjithashtu, Jack Ma është themeluesi i Fondacionit Jack Ma, një organizatë filantropike e fokusuar në përmirësimin e arsimit, mjedisit dhe shëndetit publik. Në vitin 2019, “Forbes” e emëroi Ma në listën e saj të “Heronjve të Filantropisë së Azisë 2019” dhe i dha atij çmimin “Malcolm S. Forbes” për arritjet e jetës për punën e tij në mbështetjen e komuniteteve të paprivilegjuara në Kinë, Afrikë, Australi dhe Lindjen e Mesme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu