Gazetari Adriatik Doçi ka komentuar lëvizjet e fundit politike nga kampi i presidencës dhe mazhorancës.
Duke qenë se inceneratorët kanë qenë fokus i përplasjes, Doçi ka shtruar disa pyetje ku sjell në vëmendje sfumimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Kongresi i Partisë Socialiste ku nuk ju dha hapësirë për të folur.
“Besojeni Ilir Metën kur flet për aferën e inceneratorëve. Ka qenë iniciatori dhe mullixhiu i skemës, bashkë me aletin e tij Tigrin, por e nxorën jashtë loje gjatë zbatimit të pazarit. A nuk dolë vallë Bllako dhe Koka nga ‘shkolla’ e LSI?! Pse folën Meta dhe Monika vetëm kur nisi ndarja e parave?! Pse u shpall Tigri non grata në Kongresin e PS?!”, shkruan Doçi.