“Jemi ne fund te vitit 2024 dhe lideri autoritar serb Aleksandar Vuçic, për herë të parë në 12 vitet e qeverisjes së tij, eshte gjendur në telashe të mëdha” – keshtu shkruan shkruan media kroate Jutarnji list duke shtuar se protestat ne Serbi kanë vazhduar për javë të tëra për shkak të përpjekjes për të mbuluar fajin në lidhje me shembjen e tendës së rindërtuar në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, kur vdiqën 15 persona.
Serbia e ka traditë përmbysjen e pushtetarëve permes protestave. Tani mbetet te shihet nese I njejti fat, si ai I Sllobondan Milloshevicit, I eshte rezervuar edhe presidentit aktual serb.
“Por Vuçicit, bazuar ne sjelljen e tij, duket se nuk i intereson. Ai duket i humbur sepse nuk ka përgjigjet e duhura, pra variantet që ka prezantuar më parë dhe që i mban ne ligjerime ende tani, nuk I kane ofruar zgjidhje dhe sërish po ia lë gjithçka vetëm kohës dhe vrasësve të tij, teksa ka predikuar ne fjalimet e tij te fundit drejtuar kombit, 322 te tilla ne nje vit, plane per eleminimin e tij fizik prej forcave te brendshme dhe te jashtme, por pa specifikuar asgje” – shkruan Jutarnji list.
Përveç faktit që Vucic ka perballe një masë serioze të pakënaqurish revolucionare në rrugë, ai ka edhe bllokadën e disa vendeve të Bashkimit Evropian per hapjen e kapitujve të mëtejshëm të negociatave për anëtarësimin në BE (gjithçka është shtyrë për fillim të vitit 2025, por nuk është e sigurt se diçka do të ndryshojë), shto ketu kërcënimin serioz per sanksione për kompaninë e tij energjetike NIS, në të cilën rusët (Gazprom) kanë pronësinë shumicë, madje edhe ambasadori amerikan Christopher Hill tha se “Bashkëpunimi me kompanitë ruse, veçanërisht kompanitë energjetike, mbart një rrezik të madh”.
I ndodhën shumë gjëra përnjëherë presidentit serb, por më së shumti e shqetëson vala e protestave të studentëve dhe tani lind pyetja nëse pasojat e tragjedisë së Novi Sadit do t’i mbaje ai mbi kurriz? Gjithsesi, për herë të parë mund të thuhet se Vuçicit do t’i duhet shumë aftësi për të dalë i padëmtuar nga situata aktuale.
Ai fut friken ne opinion se Serbia mund te kthehet në Gjeorgji apo Siri, edhe pse ka dallime të mëdha” – shkruan media kroate duke theksuar se Vuçiq nuk është më aq i frikshëm dhe gjithnjë e më pak shkakton frikë, dhe ky tashmë është një hap i madh për shoqërinë serbe dhe rrugën drejt rënies së mundshme të regjimit te presidentit serb, edhe pse ai ka ende shumë forcë pas tij, por nga përvoja dhe historia kemi mesuar se regjime të tilla autoritare mund të shemben brenda një dite.
“Duhet pranuar që studentët mund të gjenerojnë njëfarë force ne protestat civile, po ne nuk e dimë se cili është qëndrimi i tyre ndaj çështjeve kyçe që shqetësojnë rajonin kur bëhet fjalë për Vuçicin – marrëdhëniet me BE-në, “botën serbe”, Kosoven, Malin e Zi, Republika Srpska, NATO-n apo sanksionet ndaj Rusisë” – theksohet ne shkrimin e Jutarnji List