“S’mban më ujë pilafi”. Mbi këtë slogan është thirrur protesta për rritjen stratosferike të çmimeve në Shqipëri.
Protesta e paralajmëruar në orën 18:00 ka nisur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas qytetarë kanë marshuar drejt kryeministrisë.
Ata kanë kërkuar masa nga qeveria për uljen e çmimeve.























