Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar në Tiranë, ku pritet një kthesë historike, pasi vetem tre parti PD, LSI dhe ajo e Çamëve, aktualisht edhe nese nuk jane rritur fare, kane mbi 820 000 vota, Ambasada amerikane ka këshilluar shtetasit e saj të kenë kujdes. Ambasada pret nje leviztje te madhe popullore, ndaj këshillon:
“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 7:00.
Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur.
Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur kanalet e ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat” njofton ambasada.
“Shmangni grumbullimet e mëdha dhe fushat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi” këshillon ajo.
Ambasada Amerikane në Tiranë, ishte e para në rrjetin e selive diplomatike në kryeqytetin shqiptar e cila dënoi sipas saj dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj.
“Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike” shënoi me këtë rast ambasada.
“Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik” deklaroi në atë kohë ambasada amerikane