Protesta dhe homazhe në kujtim të liderit të opozitës, dhjetëra të arrestuar në Rusi

0

Dhjetëra persona janë arrestuar gjatë homazheve të mbajtura për vdekjen e kundërshtarit të Putinit në Rusi. Gjithashtu ka pasur qytetarë të cilët kanë protestuar kundër regjimit të Putinit, por që nuk janë lejuar nga policia dhe janë arrestuar.

Sipas vëzhguesve të të drejtave të njeriut, të paktën 73 qytetarë janë arrestuar në të gjithë Rusinë.

Dmitry Anisimov, zëdhënësi i OVD, tha se numri i të arrestuar mund të jetë edhe më i lartë, pasi ende nuk dihet saktësisht. Në një intervistë për mediat e huaja ka thënë se të arrestuar pasur në Murmansk, Moskë, Rostov-on-Don, Nizhny Novgorod si edhe Shën Petersburg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu