18.5 C
Tirana
E enjte, 4 Korrik 2024
BallinaKryesoreProkuroria rrëzon “spiunin” Ilir Metaj, refuzon të nisë hetimet për Autoritetin e...

Prokuroria rrëzon “spiunin” Ilir Metaj, refuzon të nisë hetimet për Autoritetin e Dosjeve

Date:

Related stories

Shtyhet deri të paktën në shtator dhënia e dënimit për ish-presidentin Trump

Dhënia e dënimit për ish-presidentin Donald Trump për çështjen...

Joe Biden kritikon vendimin e Gjykatës së Lartë për imunitetin presidencial

residenti Joe Biden kritikoi vendimin e Gjykatës së Lartë...

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi e Petkoviç takohen sot në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe...
spot_img

AIDSSH pretendon se Meta është spiun i Sigurimit. Por ky i fundit e paditi në SPAK. Sipas informacioneve, prokuroria e Posaçme ka shpallur moskopetencë dhe e ka dërguar dosjen në Prokurorinë e Tiranës. Ajo është marrë në shqyrtim nga prokurori Arben Agovi.

Meta e ka paditur Autoritetin e Dosjeve për shpërdorim detyre. Por prokurori nga verifikimet që ka bërë e ka gjetur të pabazuar kërkesën e Metës dhe ka dërguar kërkesë në Gjykatën e Tiranës, për mosfillimin e procedimit penal.

Vetë Meta ka refuzuar të marrë dosjen dhe të bëjë transparencë, por vendosi të bëjë një padi.

Autoriteti ka marrë shtatë vendime brenda një dite, kur në një procedurë normale do t’i duheshin 6 muaj. Ai ka hetuar në shkelje të ligjit ndaj një zyrtari, që ka disa certifikata pastërtie, pa asnjë kërkesë zyrtare, por i urdhëruar nga një email anonim”, tha Meta pak javë më parë.

Vetë Autoriteti i Dosjeve ka reaguar disa herë duke thënë se kanë zbatuar me korrektësi detyrën. Sipas tyre Meta po ushtron presion.

Çdo veprimtari e Autoritetit është e bazuar në akte ligjore dhe nënligjore, në vendimmarrje kolegjiale, e shoqëruar me dokumentacion të protokolluar, lehtësisht e verifikueshme në çdo kohë. Autoriteti siguron qytetarët shqiptarë për standardin maksimal të sigurisë së dokumentacionit të administruar prej tij”, shprehej AIDSSH.

Rrëzimi i padisë vjen në një kohë kur PS dhe PD do miratojnë ligjin për të hapur dosjen e ish-presidentit. Si duket se telashet e vjetra i janë kthyer kreut të Partisë së Lirisë.

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu