Rama ka sajuar hakerimin nga hakerat iranianë. këto nuk e thotë opozita, por prokuroria. Eshtë e kuptueshme se përse e ka bërë këtë Rama. Qëllimi ka qenë për të bërë viktimën para ndërkombëtarëve në një kohë që e gjitha kjo është një mashtrim.
Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas raportimeve nga grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”, të cilët deklaruan se kishin arritur të merrnin akses në dosjet e institucionit.
Në reagimin e tyre, Prokuroria e Përgjithshme ëhstë shprehur se nga verifikimet e kryera nga ekspertët e sigurisë së IT-së, nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri më tani.
Sakaq, institucioni bën me dije se stafet e tyre të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën.
Reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme:
Për shkak të interesit në lidhje me hackerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorise së Pergjithshme, ju bëj me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën.



