Prokuroria duhet të nisë urgjent hetimin: Sali BERISHA publikon pasaportën kolumbiane të OLSI BRAMËS si trafikant ndërkombëtar droge

0

Ditën e diel do të inaugurohet zyrtarisht stadiumi i ri Kombëtar, që mban emrin “Air Albania”. Federata Shqiptare e Futbollit ka premtuar se kjo ditë do të kthehet në festë dhe në të do të marrin pjesë personalitete të ndryshme të futbollit. Në ndeshjen ndaj Francës, një vend të veçantë në tribunën VIP do të këtë edhe për presidentin e Uefa-s, Ceferin.

Lidhur me këtë event, ka reagur ish kryeministri i vendit, Sali Berisha. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Berisha akuzon Olsi Ramën që mban postin e drejtorit të Partizanit. Sali Berisha e akuzon këtë të fundit, lidhur me drogën e kapur vite më parë në Elbasan. Kjo nuk është hera e parë që nga ish kryeministri hidhen shigjeta në drejtim të drejtorit Rama, teksa këtë herë ka publikuar edhe pasaportën (nuk dihet nëse është e vërtetë ose jo) “kolumbiane” të O. Ramës.

Sali Berisha thotë se Olsi do të jetë i ftuar nderi, në inaugurimin e stadiumit 75 milionësh. ” Te ftuar nderi me rastin e inaugurimit te stadiumit Vellezerit Xibraka, 75 milione euro jane: Kumbaret famoz te Uzines se Xibrakes; Walther Moreno, Adolfo Avila. Shiritin do ta presin Uells (Olsi) Xibraka dhe Walther Moreno”, shkruan Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu