Prokurori që shqiptarët presin prej tij arrestimin e politikanëve e pushtetarëve hajdutë/ Kush është Olsjan Çela

0

Nga sot ai do të drejtojë Prokurorinë e Përgjithshme për 5 vitet e ardhshme, duke pasuar Arta Markun, e cila qëndroi dy vite në detyrë si prokurore e përkohshme. 101 vota pro, 2 kundër dhe 10 abstenim ishte mbështetja që mori nga radhët e Kuvendit, Çela, duke u renditur më i votuari në krahasim me dy kandidatet e tjera, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj. Ai renditej i pari edhe nga KLP.

Olsjan Çela e ka nisur karrierën e tij në vitin 2001 pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, ndërsa në 2004 e aktualisht prej 15 vitesh është prokurori pranë Krimeve të Rënda.

Ai drejtoi për 4 vite me radhë Prokurorinë për Krime të Rënda, kohë gjatë së cilës u goditën banda të fuqishme kriminale. Madje ai ka një histori përplasjeje me prokuroren e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku pasi ajo e transferoi përkohësisht në institucionin e akuzës në Berat, pas një debati për dosjen “Shullazi” tek Krimet e Rënda”.

I konsideruar si ‘prokurori i dosjeve të forta’, e nisi karrierën e tij në drejtësi në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ushtroi detyrën e prokurorit në institucionin e akuzës në kryeqytet. Në 2004, u emërua prokuror tek Krimet e Rënda, institucion që e drejtoi për një periudhë katër vjeçare.

Është njohës i 4 gjuhëve të huaja. Prokurori Çela ka hetuar disa dosjet e bujshme, siç është Xibraka, apo grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa. Më herët, ai hetoi për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu