Prokurori Ols Dado konfirmohet në detyrë

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli sot, e enjte, 3 nëntor 2022, vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Ols Dado. Gjatë seancës dëgjimore më 1 nëntor, Komisioni nuk  relatoi gjetje për të cilat i ishte kaluar barrë prove, në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Procesi i rivlerësimit për prokurorin Dado u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Ols Dado ka punuar në sektorin privat dhe si noter, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008. Në vitin 2010 ai u transferua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa prej vitit 2020 është komanduar në Prokurorinë e Përgjishme si ndihmësmagjistrat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu