Prokurori i antimafias italiane: “Korrupsion në Shqipëri i paparë deri sot. Mafia në nivelin më të lartë ”

0

Prokurori i antimafias italiane, Nicola Gratteri, ka bërë një pasqyrim rreth kriminalitetit në Shqipëri.

Gratteri, në një intervistë për RTV ORA, është shprehur se Shqipëria ka një problem të mbulimit të krimit dhe se ka fenomene të një korrupsioni të konsiderueshëm, që nuk të lejojnë ta luftosh e të kryesh hetime të forta e vendimtare.

Kjo ka të bëj me aparatin e administratës publike. Ka raste që hyjnë e ia dalin të penetrojnë dhe në institucionet gjyqësore. E këtë gjë e referojnë dhe persona që kanë pasur të bëjnë me Shqipërinë.”

Prokurori italian shprehet se kriminaliteti shqiptar nuk ka mundur të depërtojë në ekonominë italiane, por paratë investohen në Shqipëri, ku mund të bëhesh i pasur lehtësisht dhe askush nuk të thotë gjë.

Deri tani nuk më rezulton një gjë e tillë. Aktiviteti më i rëndësishëm i tyre në Itali është shitja e drogës e me paratë e fituara më pas shkojnë në Shqipëri e ndërtojnë kështjella. Për momentin në Shqipëri masat parandaluese nuk janë si në Itali, është e vështirë t’i sekuestrosh të mirat materiale mafiozëve të vëna në rrugë të paligjshme. Në Shqipëri është e lehtë që papritur të bëhesh u pasur e askush nuk të thotë gjë.”

Italiani evidenton faktin që mafia shqiptare e ka çuar aktivitetin e saj kriminal në një nivel tjetër.

Sipas tij, atë e gjejmë gjithnjë e më të pranishme në Holandë në trafikun e kokainës, por edhe në Kolumbi, në Amerikën e Jugut, duke organizuar blerjen e drejtpërdrejtë të sasive të kokainës për t’i trafikuar më pas në Europë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu