Progres raporti i KE për Shqipërinë: Më shumë punë kundër pastrimit të parave, kurse rinia që po ikën…

0

Komisioni Europian pritet të miratojë këtë të mërkurë progres raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përmendet fakti se këto dy vende i kanë nisur negociatat e anëtarësimit, pas një pune intensive, dhe kjo shënon një moment historik në raportet e këtyre dy vendeve me Bashkimin Europian.

Për Shqipërinë vlerësohet progresi në forcimin e strukturave për integrim në BE, por kërkohet që në këtë drejtim të ketë më shumë bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile. Aty nënvizohet se konflikti i madh i brendshëm me partinë më të madhe opozitare, Partia Demokratike ka ndikuar në jetën parlamentare në Shqipëri.

Komisioni pranon edhe se Shqipëria ka vazhduar luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe si shembull përmenden dënimet e disa ish-zyrtarëve të lartë. Shqipërisë i kërkohet që të bëjë më shumë përpjekje në parandalimin e pastrimit të parave.

Po ashtu një çështje që Komisioni Europian kërkon në mënyrë të veçantë në Shqipëri është angazhimi për të penguar emigrimin ilegal, sidomos të personave të mitur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu