Prodhuesi i Sputnik V: Kjo vaksinë duhet bërë pas 6 muajsh! Nuk sqaron për sa vite duhet…

0

Administrimi i përsëritur i vaksinës Sputnik-V disa muaj pasi dy dozat e para mund të rrisin efektin mbrojtës, u njoftua zyrtarisht nga Instituti Gamaleya në Moskë, ku u krijua vaksina.

Alexander Ginsburg, drejtori i institutit tha se është provuar që ri-vaksinimi me vektorë të bazuar në adenovirus është i mundur pa humbur imunogjenicitetin e antigjenit.

“Rivaksinimi duhet të bëhet sërish pas 6 muajsh, pasi gjatë kësaj kohe, imuniteti kundër adenovirusëve bëhet më i dobët, u tha gazetarëve, shefi i specialistit kryesor të Ministrisë së Shëndetësisë Ruse për sëmundjet infektive Vladimir Chulanov.

“Në këtë mënyrë, rivaksinimi me Sputnik-V është jo vetëm i mundur por edhe më efektiv,” tha Alexander Ginsburg, drejtori i institutit, citon noa.al deklaratën që publikoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Ai shpjegoi se adenovirusi i përdorur nga vaksina ka misionin për të transmetuar udhëzime gjenetike në qeliza për prodhimin e një antigjeni SARS-CoV-2.

Ginzburg citoi “një seri studimesh të kryera në Rusi dhe vende të tjera”. Siç tha ai, hulumtimi ka treguar se nevojitet përsëritja e vaksinimit gjashtë muaj pas marrjes së dy dozave të para pasi kjo çon në prodhimin e antitrupave në 100% të të vaksinuarve.

Sipas Qendrës së Shkencës Gamalei, zgjedhja e llojit të vaksinës gjatë ri-vaksinimit është përgjegjësi e mjekut kurues. Ndërsa nuk u përcaktua se sa kohë duhet të vazhdojë vaksinimi çdo 6 muaj dhe as sa doza duhen marrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu