Problemet shëndetësore e lënë “Sulltaneshën Hyrem” jashtë tapetit të kuq

0

Pasi mori pjesë në ‘Emmy Awards’, aktorja turke Meryem Uzerli ishte e ftuar në festivalin e filmit Adana Altin Koza, për të prezantuar projektin e saj më të ri me titull Kovan. Por duket se lodhja ka ndikuar shumë dhe ajo ka hasur në probleme shëndetësore.

Teksa po bëhej gati të fluturonte nga Berlini, ajo u sëmur dhe filloi të vjellë. Ajo u mor menjëherë në kujdes nga zyrtarë të kompanisë ajrore dhe u shoqërua për në njësinë e emergjencës të aeroportit.

Nuk dihet gjendja e saj, por fansat janê të trishtuar që nuk do e shohin atë në tapetin e kuq. Gjithashtu ajo nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë as në premieren e filmit të saj  në të cilin luan rolin kryesor. Meryem është e njohur në Shqipëri për aktrimin e saj si “Sulltanesha Hyrem”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu