Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë kthyer shpejt në një nga çiftet më të preferuara të ‘Hollywood’. Së fundmi, Priyanka ka qenë në kopertinën e revistës së njohur “Vogue” ku dhe ka folur mbi të ardhmen e saj me Nick, si dhe dëshirën për të krijuar një familje. “Të blej një shtëpi dhe të bëj një fëmijë janë në listën time”, është shprehur Priyanka gjatë intervistës.
Në listën e aktores janë dhe shumë filma të rinj që ajo pret të bëjë. “Dua që ekzistenca ime të ketë kuptim. Dua që fëmijët e mi të thonë ‘po, kjo ishte mamaja ime’”, ka vazhduar Chopra. Sigurisht, ardhja në jetë e fëmijëve do ndodhë në kohën e duhur, pasi momentalisht dyshja e njohur është duke shijuar muajin e mjaltit dhe do vazhdojë ta bëjë për një kohë të gjatë./revistawho.com