Privatizimi i ish-kompleksit Partizani, SPAK thërret Sali Berishën

0

Sali Berisha do të thirret javën e ardhshme në SPAK për të dhënë dëshminë e tij për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Përveç ish-kryeministrit Berisha, është planifikuar që të merret në pyetje si person që ka dijeni për procedurat dhe ish-ministri Arben Imami.

Po ashtu në pyetje do merret dhe Xhemal Gjunkshi, ish-ushtarak i lartë.

Këtë të martë për hetimin e hapur nga Prokuroria sa i takon kësaj çështje, u mor në pyetje ish-ministri Fatmir Mediu.

Pas dy orësh në ambientet e SPAK, ai deklaroi për gazetarët se është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen, ndërsa refuzoi të japë më shumë detaje, duke deklaruar se kjo është pjesë e sekretit hetimor të Prokurorisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu