Qyteti i Elbasanit është ‘blinduar’ mbrëmjen e sotme nga kontrolle të shumta policie. Mësohet se janë ngritur disa pika kontrolli në këtë qytet.
Kontrolle po ushtrohen edhe në Librazhd.
Kujtojmë se vetëm një natë më parë u regjistrua atentati i fundit në Shqipëri ku mbeti i vrarë Demir Backa në Fier. Gjithashtu gjatë natës u dhunua dhe u grabit biznesmeni i njohur në Nikël.
Në fokus të kontrolleve janë mjetet luksoze si dhe udhëtarët e dyshimtë. Qëllimi është kapja e personave të shpallur në kërkim dhe atyre e të përfshirëve në ngjàrjet e fundit krìminale.






