PD ka nisur primaret nderkohe qe demokratët në fund të muajit pritet të kenë përballë tyre emrat për kandidatët e bashkive më të mëdha të vendit, për të kaluar në votën e tyre atë që do të rivalizojë në pranverë kundërshtarin socialist në pushtet.
Hapat që po ndjekin demokratët për të lënë mbrapa kryetarokracinë përmes delegimit të pushtetit tek anëtarit, Berisha i numëron si avantazh ndaj kampit socialist.
Por, ajo drejt fitores mbetet një rrugë me pengesa për opozitën, ndaj Sali Berisha theksoi nevojën e agjendës së çdo anëtari për mbështetje në radhët e elektoratit të pavendosur.
Sondazhet favorizojnë gratë për qeverisje, tha Berisha ndaj premtoi se 30% e kandidatëve për kryetar bashkie do të jenë të gra.
Në tryezën e organizuar për gratë kandidate dhe fushatën fituese në zgjedhje, me praninë e parlamentarëve suedezë të partisë simortër, Moderaterna, Berisha tha fitoret e të djathtëve në Europë janë frymëzim dhe për atë në Shqipëri.
Së fundmi, në Itali dhe Suedi e djathta fitoi bindshëm, siç tha Berisha, duke i dhënë një mesazh të qartë të majtës që prej vite qeveriste këto vende.