Presidentja Zviceriane: Zvicra nuk mund të paramendohet pa kosovarët

0

Shkruan Bahri Cani

Vlerësim shumë i madh për Kosovën dhe për bashkatdhetarët tanë në Zvicër: Presidentja e Zvicrës Karin Keller-Sutter gjatë vizitës së homologes së saj nga Kosova Vjosa Osmani-Sadriu tha se Zvicra pa shqiptarët nuk do të ishte ajo që është sot.
Ndërkohë që Kosova në Zvicër shpesh quhet edhe si kantoni i 27 i këtij vendi. Presidentja theksoi rëndësinë e kontributit të diasporës nga Kosova për shoqërinë dhe shtetin e Zvicrës.
Në një konferencë të përbashkët për media Keller-Sutter bëri të ditur se kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti të Kosovës, ndaj këtë e quajti si “moment historik në marrëdhëniet dypalëshe” si dhe një “simbol të fuqishëm të afërsisë mes dy vendeve”.
“Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e vendit tonë gjatë dekadave të fundit,” tha Keller-Sutter. Në Zvicër sipas disa të dhënave jetojnë deri në 250 mijë shqiptarë me origjinë nga Kosova, por ka dhe të dhëna joyzrtare ku thuhet se ky numër është shumë më i madh.
Presidentet theksuan se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Zvicrës janë thelluar në veçanti pas asrdhjes së punëtorëve, duke filluar nga vitet 1960 e deri më sot. Ndërkohë në Zvicër janë rritur edhe gjenerata të tjera, që kanë themeluar shumë kompani, ushtrojnë funksione shumë me rëndësi, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri, sport, kulutrë, biznes e kohët e fundit edhe në pëolitikë.
Presidentja Osmani-Sadriu ka planifikuar që në Zvicër të ketë takime edhe me mërgimtarët.
Ndërsa takimet e deritanishme i quajti shumë pozitive dhe miqësore, duke reflektuar marrëdhëniet e ngushta politike, ekonomike dhe shoqërore mes dy vendeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu